Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën dytësore Aramaras- Fushë Krujë, ku një automjet me drejtuese shtetasen V. D., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. S.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur e lënduar shtetësja V. D., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.