Grupi i Asamblistëve të Komunës së Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës me mbështetje edhe të asamblistëve.
Aksioni do të mbahet në vendin ku ka ndodhur aksidenti tragjik në të cilin kanë humbur jetën burrë e grua nga Malisheva dhe ku kanë mbetur të lënduar rëndë dy fëmijët e tyre që ishin në makinë.
Asamblistët e Podujevës kanë bërë thirrje që t’i bashkëngjiten aksionit deputetë, këshilltarë komunal e nga secila sferë e jetës.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar,
Ju ftojmë të merrni pjesë në aksionin qytetar të inicuar nga Grupi i Asambleistëve të LDK-së me mbështetje edhe të asambleistëve të tjerë, i cili do të zhvillohet nesër, 31 korrik 2022, e diel, në magjistralen Podujeve-Prishtinë.
Aksioni do të zhvillohet në shenjë revolte për vonesat që po i karakterizojnë punimet në këtë rrugë që nga fillimi i saj.
Në ora 12:00 në vendin ku ka ndodhur aksidenti i djeshëm do të bëhen homazhe dhe do të vendosen lule, ndërsa menjëherë pas, te rrethi në fshatin Siboc do zhvillohet aksioni simbolik.
Në fund nga akterët do të ketë prononcim për media.
Ftojmë qytetarët, deputetët llapjanë, këshilltarët komunalë, shoqërinë civile, mediat, bizneset dhe secilin akterë institucional të na bashkohet në këtë aksionin, i cili buron nga kërkesa e qytetarëve.
Me respekt Keshilli Organizativ.