aksidenti tragjik ne durres hoxha skenar qe mund te ishte shmangur shoferi shkeles sistematik 69f92d70a8e1d

Aksidenti tragjik në Durrës, Hoxha: Skenar që mund të ishte shmangur, shoferi shkelës sistematik

May 5, 2026
1 minut lexim

Një aksident i rëndë në Durrës ka tronditur opinionin publik, ku dy fëmijë kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, pas përplasjes nga një automjet në një zonë banimi të qytetit.

Ngjarja ka rikthyer debatin mbi sigurinë rrugore dhe zbatimin e ligjit, ndërsa gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka ngritur akuza të forta për neglizhencë institucionale dhe shkelje të përsëritura nga drejtuesi i mjetit.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në një zonë të ngushtë banimi, ku fëmijët po luanin në trotuar dhe ku shpejtësia e mjeteve nuk duhet të jetë e lartë.

“Shpejtësia me të cilën drejtuesi ka qenë duke manovruar ka qenë jashtëzakonisht e madhe dhe automjeti ka qenë jashtë kontrollit,” u shpreh Hoxha, duke shtuar se drejtuesi i mjetit kishte konsumuar alkool në nivele të larta sipas ekspertizës policore.

Gazetari theksoi gjithashtu se i dyshuari për aksidentin njihej si shkelës i përsëritur i rregullave të qarkullimit.

“Është një shkelës permanent i kodit rrugor… një njeri problematik me konflikte në zonë,” tha ai, duke nënvizuar se ndaj tij më parë ishin marrë masa të lehta administrative, si pezullime të shkurtra të patentës.

Në deklaratën e tij, Hoxha ngriti pikëpyetje mbi funksionimin e institucioneve të kontrollit rrugor, duke deklaruar se: “Mungesa e reagimit në kohë ka bërë që ky person të vazhdojë të qarkullojë dhe të kthehet në kërcënim për qytetin.”

Ai shtoi se në disa raste, sanksionet ndaj tij kanë qenë minimale, pavarësisht shkeljeve të përsëritura.

Duke komentuar pasojat e ngjarjes, Hoxha u shpreh se tragjedia mund të ishte parandaluar: “A mund të ishte shmangur kjo situatë? A mund të ishin shpëtuar ata dy fëmijë?”, duke e cilësuar rastin si një dështim zinxhir të sistemit të kontrollit dhe zbatimit të ligjit.

Në fund të deklaratës së tij, gazetari theksoi nevojën për përgjegjësi institucionale, duke kërkuar masa ndaj strukturave përgjegjëse për kontrollin rrugor, pasi sipas tij, “dëmi tashmë është i pakthyeshëm”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

jashari ideja per akademine shqiptare eshte e vjeter e nisi fadil sulejmani 69f919ee70aa9
Lajmi i mëparshëm

Jashari: Ideja për Akademinë Shqiptare është e vjetër, e nisi Fadil Sulejmani

sara merr surprizen e vecante nga femijet dhe bashkeshorti fermerja shperthen ne lot 69f92ee3de20d
Lajmi i radhës

Sara merr surprizën e veçantë nga fëmijët dhe bashkëshorti, fermerja shpërthen në lot

Të fundit nga

ShkoLartë