Aksidenti në rrugën industriale në Tetovë – Vajza jashtë rrezikut për jetë

Në rrugën për të cilën disa herë ka alarmuar televizioni Alsat për aksidentet e shumta që madje kanë përfunduar edhe me viktima, edhe sot e pësoi një vajzë e cila tentoi që ta kaloj rrugën. E njëjta, sipas Sektorit të punëve të brendshme, është goditur nga një makinë e tipit golf, me tabela të Shkupit, e cila është drejtuar nga një vozitëse 22 vjeçare.

Në vendngjarje kanë arritur menjëherë edhe policia por edhe urgjenca, me ç ‘rast, vajza me lëndime trupore, është dërguar në spitalin klinik të Tetovës, ku është duke u kuruar dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në vendngjarje kanë kryer hetim policia e Tetovës bashkë me prokurorin kujdestar, ndërsa po punohet për zbardhjen e rastit dhe shkaqeve që çuan deri tek aksidenti. Sipas informatave të para ende të pakonfirmuara, shkak për aksidentin është mos adoptimi i shpejtësisë me kushtet e kësaj rruge.

Burimi: ALSAT

Story i mëparshëm

Kuvendi votoi, Marija Janiçeska do të udhëheq me ATO-në

Story i radhës

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut: Koha për të përdorur pauzën e Gazës për të vendosur zgjidhje të qëndrueshme

Të fundit nga