Aksidenti me autoblindë në veri ku u lënduan tetë policë, ja si ndodhi e si është gjendja e tyre

December 14, 2024
min lexim

Një autoblindë e Policisë së Kosovës është aksidentuar mbrëmë në veri të vendit. Si pasojë, lëndime kanë marrë tetë policë.

Tetë policë të Njësisë Speciale Operative kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti me autoblindë në veri të vendit, saktësisht fshatin Grabovc. Dyshimet janë se automjeti ka rrëshqitur dhe se ka dalë jashtë rrugës.

Rastin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00.

“Mund të konfirmojmë se pak pas orës 20:00, është raportuar se në veri të vendit, konkretisht në Fshatin Grabovc, një veturë zyrtare e blinduar në të cilën kanë qenë tetë operatorë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet kompetente policore për tu marrë me rastin, e po ashtu janë njoftuar edhe ekipet mjekësore me autoambulanca. Si pasojë e aksidentit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime, dhe të njejtit nga ekipet mjekësore janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim të mëtejmë mjekësor”, deklaroi mbrëmë Elshani.

Të njëjtit pas aksidentit, u dërguan për ekzaminime në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Janë duke u bërë ekzaminimet e para të zyrtarëve policorë, deri tani ende nuk ka shume informacione. Janë 8 prej tyre që po trajtohen në emergjencë”, konfirmoi fillimisht zëdhënësja e këtij spitali, Nita Mustafa-Hakaj.

Më vonë, e njëjta bëri me dije se dy prej policëve janë transferuar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe se edhe dy të tjerë po përgatiteshin për t’u transferuar.

“Dy prej tyre janë transferu në QKUK, ndërsa edhe dy të tjerë janë duke u përgaditur për transferim”, tha ajo mbrëmë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar pas mesnate se tre policë janë dërguar në QKUK.

Ai tha se i ka vizituar të njëjtit se se gjendja e tyre ishte stabile.

“Nga tetë policët e lënduar sonte në aksident, pesë janë liruar në shtëpi kurse tre gjenden në Klinikën Emergjente në QKUK. I vizitova sonte dhe mjekët më njoftuan se gjendja e tyre është stabile dhe për momentin jashtë rrezikut për jetë”, shkroi Vitia.

Ai bëri me dije se njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të tranferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë.

“I gjithë stafi në spitalin e pergjithshëm në Mitrovicë dhe Klinikën Emergjente në QKUK janë mobilizuar duke reaguar shpejt dhe në menyrë profesionale. I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë secilit!”, shkroi Vitia.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Momenti kur Anisa përshëndetet me të gjithë banorët, përveç Gjestit!

Story i radhës

Vdes një i burgosur në spitalin e Shkodrës

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë