aksidentet rane me 21 1 ne janar shkurt shkaktaret kryesore mbeten shoferet 67e79a3cb6dc3

Aksidentet ranë me 21.1% në janar-shkurt, shkaktarët kryesorë mbeten shoferët

March 29, 2025
1 minut lexim

Aksidentet rrugore shënuan ulje në dy muajt e parë të këtij viti.

Instituti i Statistikave publikoi të dhënat zyrtare të cilat ende janë në përditësim por që sipas treguesve paraprake gjatë periudhës Janar-Shkurt 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 21,1%, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Shkurt 2025 numërohen 88 aksidente rrugore, nga të cilët 122 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).

Në një analizë më të detajuar të të dhënave publikimi jep detaje mbi arsyet apo shkaktarët kryesorë të këtyre aksidenteve ku rezulton se në 81,8 % të rasteve, ato kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Po sipas INSTAT numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 25-34 vjeç dhe 45-59 vjeç, duke zënë secila nga 23,9% të numrit të aksidenteve gjithsej.

“Në muajin Shkurt 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Enjte me 20,5%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Diel, me 9,1%.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19:00 – 24:00, duke zënë 19,3% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej”, vlerëson INSTAT.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

sydney sweeney pozon pa unazen e saj te fejeses 67e790a4b853b
Story i mëparshëm

Sydney Sweeney pozon pa unazën e saj të fejesës

ne kete ore falet neser namazi i fiter bajramit 67e7a3dc53e36
Story i radhës

Në këtë orë falet nesër namazi i Fitër Bajramit

Të fundit nga

ShkoLartë