Aksident tragjik për aktoren e njohur, automjeti del nga rruga dhe përfunduan në lumë

min lexim

Aktorja Beatriz Alvarez-Guerra ka humbur jetën në një aksident tragjik. 28-vjeçarja po udhëtonte së bashku me të dashurin e saj katër vite më të vogël, kur mjeti i tyre doli nga rruga dhe përfunduan në lumë.

Makina drejtohet nga partneri i aktores, i cili mësohet se nuk kishte patentë.

Ata po ktheheshin në Madrid pasi kishin pushuar në Cotobade, Valongo. Por udhëtimi i tyre rezultoi tragjik pasi mjeti doli nga rruga dhe ra në lumin Almofrei de Cotobade.

Në foto shihet makina e çiftit e përmbysur në ujë. I dashuri i aktores arriti të dalë nga mjeti e të shpëtonte, por 28-vjeçarja nuk pati të njëjtin fat.

Pasi shpëtoi, i riu shkoi për të kërkuar ndihmë dhe disa banorë u përpoqën ta nxirrnin aktoren të gjallë nga makina, por me gjithë përpjekjet nuk mundën dot.

Alvarez-Guerra u nxor nga sendilja e pasme pas më shumë se një ore nga shërbimet e emergjencës.

I dashuri i saj do hetohet për vrasje nga pakujdesia. Ai mund të dënohet deri në gjashtë vite burg, sipas ligjeve të vendit. Ai është lënë i lirë, ndërsa pritet që të nisin hetimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe arsyen përse ishte pa pantentë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kiqi dhe jo profesionalizmi në mjetet tona të informimit problem për kohën!

Story i radhës

Seminari Rose-Roth vazhdoi punimet me sesionet e pasdites

Të fundit nga