Një aksident tragjik ka ndodhur në Leskovac të Serbisë, përcjell TV21. Një grua, shtetase e Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën në aksident. Sipas mediumeve në Serbi, familja po kthehej nga pushimi në Slloveni. Raportohet se katër persona të tjerë janë lënduar nga aksidenti. Jozyrtarisht, shoferi ka humbur kontrollin e veturës dhe është përplasur me bankinat në rrugë.
Burimi: tv21