Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, 3 të vdekur 8 të lënduar!

April 19, 2025
1 minut lexim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar gjegjësisht në fshatin Trapçindoll ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku jetën e kanë humbur 3 persona, ndërsa 8 persona janë lënduar, shkruan TV21.

“Në ora 20:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar, në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol, në të cilin janë përfshirë tri vetura. Sipas informacioneve fillestare, nga lëndimet e marra kanë vdekur tre persona, ndërsa tetë persona janë lënduar dhe disa prej tyre janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Ndalohet qarkullimi në të dy drejtimet për të gjitha llojet e mjeteve”, thonë nga MPB për TV21.

 

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“S’jemi në lidhje!”/Tradhëtia që Danela nuk e priste në mes të spektaklit ‘FermaVIP’

Story i radhës

Maksuti i zhgënjyer nga Taravari: Braktisja e VLEN-it nuk është në interes të shqiptarëve

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë