aksident tragjik ne novi sad shtetas te maqedonise te lenduar nje i vdekur 627ff1eccacbe

Aksident tragjik në Novi Sad-shtetas të Maqedonisë të lënduar, një i vdekur

May 14, 2022
1 minut lexim
aksident novi sad 780x439 1 750x430 2

Një shtetas kroat ka humbur jetën në një aksident automobilistik që ka ndodhur sot në afërsi të kthesës Koviljska, në drejtim të Novi Sadit, ndërsa kanë mbetur të lënduar edhe katër shtetas të Maqedonisë, mes të cilëve dy fëmijë, raportojnë mediat e Beogradit.

Ministria e Punëve të Brendshme paraprakisht njoftoi se në aksident ka humbur jetën një person, ndërsa disa të tjerë janë lënduar.

Sipas njoftimeve të mediave, shtetasi kroat (1966), i cili drejtonte automjetin “Peugeot” me targa të Maqedonisë, ka ndërruar jetë në vend, ndërsa katër shtetas të Maqedonisë, dy gra dhe dy fëmijë janë lënduar dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

“Një vajzë shtatëvjeçare dhe një djalë dhjetë vjeç janë dërguar në spitalin e fëmijëve në gjendje të vetëdijshme”, raportojnë mediat.

Ndërkohë autoritetet në Maqedoninë e Veriut ende nuk kanë dalë me informacione në lidhje me këtë aksident.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

me shqiptaret keshtu nuk ta cet 627ff0ff30f4b
Story i mëparshëm

“Me shqiptarët kështu nuk ta çet”

formacioni me i mire per sezonin 2021 22 ne bundeslige 627ff27a76fed
Story i radhës

Formacioni më i mirë për sezonin 2021/22 në Bundesligë

Të fundit nga

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi

Dy persona infektohen me Lijen e majmunit

21 Shkup, 22 maj – Instituti i Shëndetit Publik informoi se sot për herë të parë në vendin tonë janë konfirmuar laboratorikisht dy raste me linë e majmunit(Monkeypox). Nga ISHP njoftojnë se
ShkoLartë