aksident tragjik ne luksemburg humbin jeten pese persona mes tyre tre shqiptare 68b72c6e1d854

Aksident tragjik në Luksemburg/ Humbin jetën pesë persona, mes tyre tre shqiptarë

September 2, 2025
1 minut lexim

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi mbrëmjen e së hënës në Luksemburg, në aksin rrugor mes Heiderscheid dhe Feulen, ku për pasojë humbën jetën pesë persona.

Mediat lokale raportojnë se tre prej viktimave janë shqiptarë nga Kosova.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:10, ku një automjet dhe një furgon u përplasën ballë për ballë. Pas përplasjes, të dy mjetet u përfshinë nga flakët dhe u shkatërruan plotësisht. Fatkeqësisht, të pesë personat që ndodheshin në automjete ndërruan jetë në vendngjarje.

Në vendin e aksidentit u angazhua një numër i madh i shërbimeve të emergjencës, përfshirë ekipe të ndihmës së shpejtë, zjarrfikës dhe helikopter i shpëtimit ajror. Megjithë përpjekjet, asnjë nga personat e përfshirë në aksident nuk mundi të shpëtohej.

Policia kriminalistike ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Sipas burimeve të mediave vendase, dyshohet se njëra nga makinat ka kaluar në korsinë e kundërt, duke shkaktuar përplasjen fatale.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba konsolidon pranine ne ballkan kosova ne qender te arkitektures se re ushtarake 68b72bc10f97b
Lajmi i mëparshëm

SHBA konsolidon praninë në Ballkan – Kosova në qendër të arkitekturës së re ushtarake

ndahet nga jeta emilio fede gazetari ikone i televizionit italian 68b72cd35dc01
Lajmi i radhës

Ndahet nga jeta Emilio Fede, gazetari ikonë i televizionit italian

Të fundit nga

ShkoLartë