Një grua ka humbur jetën në Çair të Shkupit, kur e ka goditur një veturë me regjistrim të Shkupit.
Sipas informacioneve nga SVR Shkup për “Makfax”, aksidenti është raportuar në ora 18:43 në bulevardin Hristijan Todorvski-Karposh.
Për momentin nuk ka të dhëna për moshën e gruas dhe rrethanat e aksidentit.
Në vendngjarje ndodhen pjesëtarë të policisë dhe ekipet e emergjencës.
Një hetim është duke u zhvilluar.
Burimi: alfax.mk