aksident tragjik ne aksin bulqize klos nje viktime dhe 4 te plgosur 6a1c750fa24eb

Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Klos, një viktimë dhe 4 të pl*gosur

May 31, 2026
1 minut lexim

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diele në aksin rrugor Bulqizë-Klos. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Plani i Bardhë” ku janë përfshirë dy automjete në aksident.

Fatkeqësisht nga ky aksident ka humbur jetën pasagjeri i njërit mjet.

Policia njofton gjithashtu se janë plagosur edhe dy shoferët dhe dy pasagjerë të tjerë të cilët ndodhen në spital. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Në aksin rrugor “Bulqizë-Klos”, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”, janë përfshirë në aksident rrugor dy automjete me drejtues shtetasit Xh. S., dhe S. C.  Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi H. GJ., pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasit S. C.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilat janë në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kosova eshte zemra e evropes reagime te ashpra ndaj grafiteve nacionaliste ne beograd vjen thirrja per nderkombetaret 6a1c7492ae771
Lajmi i mëparshëm

“Kosova është zemra e Evropës”, reagime të ashpra ndaj grafiteve nacionaliste në Beograd – vjen thirrja për ndërkombëtarët!

zedhenesja e qeverise iraniane jemi ende nen hijen e luftes forcat e armatosura ne gatishmeri 6a1c757adcfff
Lajmi i radhës

Zëdhënësja e qeverisë iraniane: Jemi ende nën hijen e luftës, forcat e armatosura në gatishmëri

Të fundit nga

ShkoLartë