Aksident trafiku në Tetovë, katër të lënduar

1 minut lexim

Dje në aksin rrugor Tetovë-Jazhincë ka ndodhur një aksident i rëndë në mes dy veturave, ku kanë mbetur të lënduar katër persona.

“Me datë 24.07.2022 në ora 17:10, në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në Gllogjë të Tetovës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve Volksëagen Golf, i drejtuar nga S.O.(50) nga fshati Orashë dhe automjeti i pasagjerëve “Chevrolet”, i drejtuar nga F.A.(33) nga Shemsheva e Tetovës, të dy me tabela regjistrimi të Tetovës”, thuhet në raportin e MPB-së.

Në aksident lëndime ka pësuar M.A.(62) nga Shemshova, pasagjer në veturën “Chevrolet”, ndërsa dy shoferët dhe një pasagjer tjetër nga automjeti “Chevrolet” S.A.(43) kanë pësuar lëndime të rënda, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës.

“Me autorizim të Prokurorit Publik, ekipi inspektues i MPB-së së Tetovës ka kontrolluar vendin”, njofton MPB.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Selmani: Grupi është shumë i vështirë dhe do të kemi cdo ditë ndeshje

Story i radhës

Policia Financiare me ankesë ndaj kryeprokurores Vilma Ruskoska

Të fundit nga