Paraditen e sotme në Rrugën e Dibrës, shtetasja E. Sh., duke drejtuar automjetin ka aksidentuar në vijat e bardha, shtetasen Sh. B., 60 vjeçe.
Si pasojë 60-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital.
Ajo është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.