Aksident në Tiranë. Një motor u përplas me një betoniere.
Ngjarja ndodhi në afërsi të TEG-ut.
E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues A. H., 41 vjeç.
Si pasojë E. T. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.