Aksident në Tetovë: Automjeti përplas ariun, familja në automjet ka pësuar lëndime të lehta

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident në rrugën Tetovë-Neproshten, ku një veturë ka goditur një ari të vogël, që sipas QMK-së, po kalonte rrugën bashkë me një arushë të madhe dhe dy arinjtë tjerë të vogël, përcjell TV21, përcjell Telegrafi. Nga QMK njoftojnë se në veturë ka pasur një familje prej 4 anëtarëve, që ka marrë lëndime të lehta trupore.

“Ariu i cili u godit nga automjeti mbeti i lënduar, fillimisht pothuajse i palëvizshëm dhe më pas me lëvizje të kufizuara. Rreth një orë më vonë, filloi të lëvizte dhe gradualisht u largua nga vendi i aksidentit”, theksohet në njoftimin e QMK-së, të cilët shtojnë se për ngjarjen kanë njoftuar të gjitha autoritetet, që të merren masa adekuate.

Story i mëparshëm

Konfiskohen 270 kg mish në Vërmicë, AUV konstaton se ishte i papërdorshëm

Story i radhës

Erdoğan: Masakra e kryer nga administrata e Netanyahut në Gaza hyri në histori si një njollë e zezë

Të fundit nga