Aksident në rrugën Gjevgjeli-Bogdanci, lëndohen tre imigrantë

Tre imigrantë nga Siria janë gjetur të lënduar në dy vetura të braktisura të cilat janë përfshirë në një aksident trafiku në rrugën rajonale Gjevgjeli-Bogdanci.

“Në rrugën rajonale Gjevgjeli – Bogdanci, dje rreth orës 14:45, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për kalim kufitar dhe vëzhgim kufitar “Bogorodicë”, gjatë kryerjes së aktiviteteve policore, afër dy automjeteve të braktisura të pasagjerëve “Alfa Romeo” me targa të Velesit dhe “Ford” me targa të Shkupit, të cilat paraprakisht kanë qenë të përfshirë në një aksident trafiku, me lëndime nga aksidenti trafiku janë konstatuar tre persona, imigrantë ilegal nga Siria”, njoftojnë nga MPB.

Personave iu është dhënë ndihma mjekësore, e më pas janë vendosur në Qendrën pranuese dhe transitore “Vinojug” Gjevgjeli.

Një ekip nga Stacioni Policor Gjevgjeli ka kryer hetim në vendin e aksidentit.

Story i mëparshëm

“Është burim i krizave në Ballkan”, ish-shefi i AKI’së flet për një qendër ruse të spiunazhit në Nish që mund të fshihet prapa sulmit terrorist

Story i radhës

Gërkovska-Saenz: Vazhdon mbështetja e UN Women për forcimin e lidershipit femëror në luftën kundër korrupsionit

Të fundit nga