Aksident në Novi Sad – katër shtetas të Maqedonisë të lënduar, një viktimë nga Kroacia

1 minut lexim

Një shtetas kroat ka humbur jetën në një aksident automobilistik që ka ndodhur sot në afërsi të kthesës Koviljska, në drejtim të Novi Sadit, ndërsa kanë mbetur të lënduar edhe katër shtetas të Maqedonisë, mes të cilëve dy fëmijë, raportojnë mediat e Beogradit.

Ministria e Punëve të Brendshme paraprakisht njoftoi se në aksident ka humbur jetën një person, ndërsa disa të tjerë janë lënduar.

Sipas njoftimeve të mediave, shtetasi kroat (1966), i cili drejtonte automjetin “Peugeot” me targa të Maqedonisë, ka ndërruar jetë në vend, ndërsa katër shtetas të Maqedonisë, dy gra dhe dy fëmijë janë lënduar dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

“Një vajzë shtatëvjeçare dhe një djalë dhjetë vjeç janë dërguar në spitalin e fëmijëve në gjendje të vetëdijshme”, raportojnë mediat.

Ndërkohë autoritetet në Maqedoninë e Veriut ende nuk kanë dalë me informacione në lidhje me këtë aksident.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Publikohen rezultatet e plota, ja sa vota mori Ronela Hajati në Eurovision

Story i radhës

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë: Ofensiva ruse në Donbas ka humbur vrullin

Të fundit nga