Aksident në Maliq, automjeti përplas një 13-vjeçar me biçikletë

1 minut lexim

Një 13-vjeçar është përplasur duke përfunduar në spital në gjendje kritike për jetën nga një makinë mbrëmjen e sotme në Maliq.

Policia bën me dije se ngjarja ka në rrugën e fshatit Orman, Maliq ku shtetasi Xh. Sh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një të mitur rreth 13 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Maliq/Informacion paraprak

Me datë 12.04.2022, rreth orës 20:40, jemi njoftuar se në rrugën e fshatit Orman, Maliq, shtetasi Xh. Sh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një të mitur rreth 13 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme në Komisariat.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kosovën e nderon një gol ndaj Belgjikës, vashat “Dardane” pësojnë humbje të thellë në “Fadil Vokrri”

Story i radhës

Do të matin forcat Tirana dhe Vllaznia

Të fundit nga