Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Dhërmi ku janë përplasur dy mjete të rënda.
Në afërsi të fshatit Drimadhë, një betoniere ka goditur nga mbrapa një kamion të parkuar.
Nga raportimet mësohet se shoferi i betonieres është hedhur nga mjeti në levizje dhe ka dëmtuar këmbën.
Shoferi i identifikuar me inicialet N.A është transportuar në spitalin Rajonal të Vlorës ku po merr mjekimet e nevojshme.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.05.2022, në lagjen Drimadhë, fshati Dhërmi, Himarë, një betoniere me drejtues shtetasin N.A., 50 vjeç, ka goditur nga mbrapa një kamion të parkuar, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i betonieres, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.