Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen disa automjete

1 minut lexim

Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se në aksident janë përfshirë disa automjete. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca policie që po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një frenim i menjëhershëm i njërit prej automjeteve që lëvizte në sensin Tiranë-Durrës, në afërsi të mbikalimit të Sukthit, dhe më pas mjetet e tjera kanë goditur njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve si pasojë e aksidentin është bllokuar rruga për disa minuta, dhe më pas është bërë zhvendosja e mjeteve të aksidentuara.

Story i mëparshëm

Dorëzohet në Polici Mensur Bunjaku, personi që arriti t’i ikë Policisë në Merdar dhe shkoi drejt Serbisë

Story i radhës

Rusia dhe rusët në penën e katër personaliteteve

Të fundit nga