Aksident me tre te plagosur u regjistrua pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Piskupat ku janë përfshirë aksident dy mjet. Nje automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin V. A., 48 vjeç, banues në Strugë, Maqedoni si dhe mjeti tip “Golf”, me drejtues shtetasin D. S., 22 vjeç.
Nga ky aksident kane mbetur te plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja S. A., 46 vjeçe, banuese në Strugë, Maqedonin e Veriut e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Benz”. Të tre të plagosurit ndodhen në Spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve. Burime të siguruara thanë se të tre të plagosurit kanë marrë plagë të shumta. Mësohet se një nga turistët e Maqedonisë së Veriut është në gjendje të rëndë.
Ky aksident ka krijuar rradhë të gjata automjetesh në të dyja anët e rrugës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht ekspertet e qarkullimit rrugor thane shkak eshte shpejtesia tej normave te lejuara si dhe lageshtia ne rruge.
https://streamable.com/hcs67k