Aksident në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, makina del nga rruga, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë, Maliq.

Sipas policisë, shtetasi R. H., 34 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi shtetasi R. H., dhe dy pasagjerë të automjetit, shtetasit M. B. dhe B. B.,  të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sulmuesi shqiptar gjen golin e parë me Lazion

Story i radhës

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë

Të fundit nga