Aksident në aksin “Lezhë-Shkodër”/ Automjeti i Repartit Ushtarak Vau i Dejës përplaset me një autobot, lëndohen 6 ushtarakë

1 minut lexim

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor “Lezhë- Shkodër”, ”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”.

Repartit Ushtarak Vau i Dejës është përplasur me një autobot. Për pasojë janë lënduar 6 ushtarakë, të cilët aktualisht ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Story i mëparshëm

​Ish-zëvendësministri: Pagat nuk mund të rriten vetëm për sektorin e arsimit

Story i radhës

Hyseni: Këtë vit po fillon të realizohet objekti i ri i Stacionit të Autobusëve në Gjilan

Të fundit nga