Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkurë në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Dvoran.
Mësohet se një automjet tip “BMW” është përplasur me një motomjet.
Si pasojë është lënduar drejtuesi i motomjetit. Ai është transportuar për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.