Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Mallakastër.
Një makinë tip “Toyota” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, e për pasojë ka ndërruar jetë shoferi 64-vjeçari me iniciale Q.K.
Gjithashtu është plagosur pasagjeri 59-vjeçari me iniciale A.K. i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:55, në aksin rrugor “Fier-Mallakastër”, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, shtetasi Q. K., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Q. K , si edhe është dëmtuar shtetasi A. K., 59 vjeç, banues në Patos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.