Aksident në aksin Fier-Lushnje, makina kthehet përmbys

1 minut lexim

Një aksident ka ndodhur në orët e mbrëmjes në aksin Lushnje-Fier. Dy makina janë përplasur mes tyre pranë fshatit Gorre.

Për pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar.

Një mjet me targa të republikës së Kosovës 01 639 HQ është përplasur me një mjet me targa AA 873XN. Burime nga policia rrugore u shprehën se shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin të dy mjetet ka bërë që të fërkohen mes tyre.

Ndoshta një tentativë parakalimi e mjetit Opel me targa të Kosovës ka shkaktuar përplasje me trafikndareset e të dy mjeteve. Nga shpejtësia mjetet kanë përfunduar qindra metra larg njëri tjetrit.

Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje ka orientuar trafikun dhe po merret me dokumentimin e aksidentit. Te lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

*AnashAktualitetAbcAbcnews.Al

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Story i radhës

Pse ndahen miqtë?

Të fundit nga