Aksident me vdekje në Fier

Rreth orës 21:50, në aksin rrugor “Fier-Patos”, shtetasi B. B., 43 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë në spital, pasagjeri, shtetasi E. B., 40 vjeç, banues në Fier, si edhe është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i motomjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dinamo Zagreb e pamëshirshme ndaj Astanas

Story i radhës

Zemaj: Udhëheqja me ushtrues detyre po u konvenon VV-së dhe grupeve të interesit

Të fundit nga