Aksident i trefishtë në Kosovë, lëndohen 9 persona, dërgohen me urgjencë drejt spital (VIDEO)

Foto ilustruese

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së hënës në fshatin Gllaviqicë të Pejës ku janë lënduar nëntë persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 20:20 minuta, Policia është njoftuar për një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, me ç’rast veç dëmeve materiale kanë pësuar lëndime nëntë persona të cilët janë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Pejës për tretman mjekësor”, tha Gashi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kim Kardashian ndan me publikun momentet e saj me Pete Davidson

Story i radhës

MPJ: Vazhdon kërkimi i shtetasit të zhdukur në Greqi

Të fundit nga