Aksident i trefishtë në Berat, përfundon në spital një person

1 minut lexim

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Beratit, në rrugën Antipatrea.

Raportohet se një automjet tip Opel me targa të huaja ka goditur një tjetër makinë tip Volkswagen, e cila ndodhej në semafor.

Nga goditja e fortë është dëmtuar jo vetëm mjeti Volkswagen, por edhe një makinë tjetër tip Mercedes-Benz që ndodhej para.

Si pasojë e këtij aksidenti, një nga pasagjerët që ndodheshin në makinën tip Opel është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat pasi mësohet se ka marrë plagë të lehta në trup.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë rrugore të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

BURIMI: Bota Sot

Story i mëparshëm

Zafa – deputetëve të VV-së: Hajni e ka vendin në burg, nuk mbrohen hajnat e regjimit të arrestuar nga policia duke sulmuar prokurorinë

Story i radhës

Ç’mendon Lady Gaga për kritikat ndaj filmit të saj “Joker: Folie à Deux”

Të fundit nga