aksident i shumefishte ne kosove 18 te lenduar 6237993dd5ee8

Aksident i shumëfishtë në Kosovë, 18 të lënduar

March 20, 2022
1 minut lexim

Një aksident ku janë përfshirë 4 vetura ka ndodhur në fshatin Grabanicë të Klinës, në Kosovë.

Si pasojë janë lënduar 18 persona, ndërsa të lënduarit janë dërguar me autoambulancë dhe me vetura private në Spitalin Regjional të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 19:05 në fshatin Grabanicë të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes katër veturave ku si pasojë 18 persona kanë marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar me autoambulanca e disa të tjerë edhe me vetura private për në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë Rugova./express

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

interesat kombetare smund te arrihen me diplomaci diletante amatoreske e injorante 623798c8609c6
Story i mëparshëm

Interesat kombëtare, s’mund të arrihen me diplomaci diletante, amatoreske e injorante!

sherr ne tirane te shtena me arme zjarri perfundojne ne spital 2 persona 623799f318916
Story i radhës

Sherr në Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri, përfundojnë në spital 2 persona

Të fundit nga

ShkoLartë