Aksident i rëndë, vdes çifti! Dyshohet se burri e vrau gruan më parë dhe tentoi të dilte nga dritarja

1 minut lexim

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në zonën e Casalmaggiore, ku një makinë përfundoi në lumin “Po” dhe për pasojë humbën jetën një çift.

Por pas hetimeve të para dyshohet se aksidenti mund të ketë qenë i qëllimshëm, dhe burri (drejtuesi i mjetit) e ka drejtuar qëllimisht makinën drejt lumit.

Sipas mediave italiane viktima kanë mbetur Stefano Del Re dhe Lorena Vezzosi, 53 dhe 51 vjeç, me origjinë nga Casalasco dhe banuese në Sant’Arcangelo di Romagna.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë është parë që gruaja ka qenë e pafuqishme para se makina të përfundonte në lumë, ndërsa pas rënies së mjetit, shihet burri që tenton të dalë nga dritarja duke u kapur pas një varke.

Sipas dëshmitarëve marrëdhënia mes çiftit ishte përkeqësuar dukshëm kohët e fundit, prandaj dyshohet se gruaja mund të jetë vrarë para aksidentit nga burri, dhe më pas ai është hedhur bashkë me mjetin në lumë.

Megjithatë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e vërteta të vdekje.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Gruaja la burrin dhe dy fëmijët për t’u lidhur me 23-vjeçarin, detaje dhe motivet e krimit të rëndë – dalin edhe pamje

Story i radhës

Kthehet moti i nxehtë në Kosovë, sot temperaturat deri në 32 gradë

Të fundit nga