Aksident i rëndë në Veles: Humb jetën fëmija 11 vjeçar, nëna me lëndime të rënda

December 18, 2022
1 minut lexim

Një fëmijë 11 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa nëna është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në Veles, raporton portali skopjeinfo.mk, përcjellë Telegrafi.

Aksidenti i trafikut ka ndodhur në një vendkalim për këmbësorë në afërsi të shkollës Vasil Glavinov. Sipas informacioneve fillestare drejtuesi i veturës është arratisur nga vendi i aksidentit.

Jozyrtarisht, në vendin e aksidentit janë gjetur targat e automjetit, ndërsa policia është në kërkim të autorit të aksidentit trafiku.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për ngjarjen nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe më shumë informacione priten gjatë ditës së nesërme, por tashmë në rrjetet sociale flitet për aksidentin.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

1 milion euro nuk janë problem për zgjidhjen e rastit me transportuesit privat, bllokadat kanë prapavijë politik

Story i radhës

Loredana shkruan shqip dedikimin për ditëlindjen e Hanës: Nuk e di a i ke ngja babit, a mu?

Të fundit nga

ShkoLartë