Aksident i rëndë në Selanik, humbin jetën prindërit, plagosen rëndë fëmijët

1 minut lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në autostradën Selanik-Serron, në Athinë ku burrë e grua kanë humbur jetën.

Ata po udhëtonin bashkë me dy fëmijët e tyre, të cilët janë plagosur rëndë dhe ndodhen në spital.

Sipas raportimeve të para, mjeti me targa rumune, është përplasur me një kamion në kilometrin e 18- të të autostradës. Si pasojë humbën jetën drejtuesi i makinës dhe bashkëshortja e tij, përkatësisht 45 dhe 48 vjeçe, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë fëmijët e tyre shtatë dhe dhjetë vjeç .

Në vendngjarje është bllokuar trafiku, deri në nxjerrjen e viktimave dhe pastrimin e rrugës.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tronditëse në Maqedoni/ Babai 42-vjeçar dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij 7 vjeçe

Story i radhës

Ahmeti – Aliu: Projekti Tetovë – Prizren me rëndësi dhe për rajonin, rrugët lehtësojnë dhe zhvillojnë ekonominë

Të fundit nga