Aksident i rëndë në rrugën Prilep – Manastir, disa të vdekur

1 minut lexim

 

Disa persona nga Prilepi kanë vdekur dhe një është lënduar në aksidentin e rëndë trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm para orës 08:00 në rrugën Prilep – Manastir në dalje nga qyteti, afër fshatit Lagovë.

Aksidenti ka ndodhur në një përplasje të drejtpërdrejtë në mes të një automjeti të udhëtarëve “Toyota” me targa të Prilepit që ka qenë duke lëvizur në drejtim të Manastirit dhe një kamion që ka qenë duke lëvizur në drejtim të kundërt, në drejtim të Prilepit.

Ekipet e Zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit pasi nga përplasja e drejtpërdrejtë automjetet kanë marrë flakë.

Sipas informatave fillestare nga shefi i Mjekësisë Emergjente nga Prilepi, Boshe Milošeski, thirrja në ekip është pranuar rreth orës 07:45 dhe në vendngjarje ku siç thuhet jozyrtarisht është konstatuar vdekja e tre personave nga Prilepi, ndërsa shoferi i kamioni është plagosur.

Ekipet e policisë dhe prokurorisë themelore publike ende po kryejnë kontroll në vend, ndërsa rruga kryesore Prilep – Manastir është plotësisht e mbyllur.

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

Qeveria kujdeset edhe për më të vegjlit, për 100 ditë filloi ndërtimi i tre kopshteve për fëmijë, dhe u lëshua në përdorim ndërtimi shtesë i IPKKF “Goce Dellçev” në Ilinden

Story i radhës

Aktori iu kundërvu Diddy-t? Pretendohet se ata kanë pasur një debat

Të fundit nga