Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kukës, në Rrugën e Kombit.
Në fotot e siguruara nga Abcneës.al, shihet se një betoniere është përmbysur.
Si pasojë ka rrjedhur vaji dhe nafta në rrugë duke u bërë shkak aksidenti për automjetet e tjera të cilat po rrëshqasin.
Burime bëjnë me dije se nuk është marrë asnjë masë për lirimin e rrugës.
Policia ka deklaruar se “nuk ndodhet aty për të pastruar vajin.”
Edhe pse qytetarët paguajnë taksa për “Rrugën e Kombit” për të kaluar të sigurt, atyre u rrezikohet jeta.