Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur këtë të premte në në lagjen “Veternik” , Prishtinë.
Një automjet në lëvizje ka goditur një këmbësor. Për fat të keq këmbësori ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në lagjen ‘Veternik’ ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.
/AlbEu.com/