Aksident i rëndë në Peshkopi, automjeti hyn brenda një biznesi privat

May 5, 2025
1 minut lexim

Drejtuesi i automjetit “Golf”, Alban Shoti ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka hyrë brenda një biznesi privat berberhane në Peshkopi të Shqipërisë.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar rëndë efektivi i policisë Veli Gjura, i cili ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe një ndihmës berber që punonte.

Mësohet që polici civil ishte në shërbim për mbarëvajtjen e qarkullimit pasi në orën 19:00 kryetari i opozitës shqiptare Sali Berisha kishte mitingun përmbyllës në Peshkopi.

“Sot, rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia, në Peshkopi, shtetasi A.Sh., 27 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një dyqan. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi V.Gj., (punonjës policie në shërbim) i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Dr. Mahmut Çevik takon kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski

Story i radhës

Gashi: Shumica e LDK-së janë pro koalicionit me VV-në, përjashtim Shala

Të fundit nga

Moti sot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

Mbi vendin tonë sot mban mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen
sqmken
ShkoLartë