Aksident i rëndë në Kosovë, makina ndahet në dy pjesë, 1 i vdekur dhe 5 të lënduar (FOTO LAJM)

December 8, 2022
1 minut lexim

Një aksident i rëndë trafiku mes dy automjetesh ka ndodhur në rrugën Arllat Malishevë, në Kosovë, ku si pasojë ka vdekur një person dhe kanë mbetur të lënduar pesë të tjerë.

Aksidentin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë  persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndërkohë, mediat e Kosovës kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kjo është fjala më e kërkuar në “Google” për vitin 2022

Story i radhës

Identifikimi elektronik dhe shërbimet e besuara, qeveria nxjerr për konsultim draftligjin

Të fundit nga

ShkoLartë