aksident i rende ne itali furgoni perplaset me autobus gjashte te vdekur dhe 27 te lenduar 6a6fbc308ae5c

​Aksident i rëndë në Itali, furgoni përplaset me autobus, gjashtë të vdekur dhe 27 të lënduar

August 2, 2026
1 minut lexim

Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 27 të tjerë mbetën të plagosur në një aksident të rëndë rrugor që ndodhi pasditen e së dielës pranë kufirit mes rajoneve Lazio dhe Umbria, në Itali.

Sipas hetimeve paraprake të Policisë Rrugore, një furgon kampingu dyshohet se kaloi në korsinë e kundërt të lëvizjes, ku u përplas ballë për ballë me një autobus që udhëtonte në drejtim të Rietit, raportoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Në aksident u përfshinë edhe tre automjete të tjera, njëri prej të cilëve u përmbys si pasojë e përplasjes.

Mes viktimave janë dy drejtuesit e autobusit, dy pasagjerë të autobusit dhe dy persona që ndodheshin në furgonin e kampingut.

Katër nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike dhe janë transportuar me helikopterë të urgjencës drejt Spitalit Gemelli në Romë dhe spitalit të Ternit, sipas ANSA-s.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama jep doreheqjen mbyllet protesta e 64 kunder qeverise thirrje masive per largimin e kryeministrit qytetaret marshim dhe pankarta ironizuese neser me shume 6a6fbbd0514f7
Lajmi i mëparshëm

“Rama jep dorëheqjen”- Mbyllet protesta e 64 kundër qeverisë! Thirrje masive për largimin e kryeministrit, qytetarët marshim dhe pankarta ironizuese: Nesër më shumë

ariana grande terhiqet nga projekti i ri ne londer do te marre pushim pas turneut 6a6fbcfba8f21
Lajmi i radhës

Ariana Grande tërhiqet nga projekti i ri në Londër, do të marrë pushim pas turneut

Të fundit nga

ShkoLartë