Katër të rinjtë u dogjën brenda makinës në Fushë-Prezë, pamjet e rënda nga vendngjarja, mjeti plotësisht i shkrumbuar
Katër të rinj humbën jetën nga një aksident tragjik të ndodhur në Fushë Prezë.
Mësohet se viktimë kanë mbetur Erid Laçi Enejd Laçi vëllezër edhe Andi Laçi i afërm i dy vëllezërve nga Borizana Krujës
Makina e të rinjtë është përplasur me një betonierë, dhe më pas është përfshirë nga flakët, si pasojë katër të rinjtë kanë ndërruar jetë.
Aksident i rëndë në Fushë-Prezë/ Makina përplaset me betonieren dhe përfshihet nga flakët, katër të vdekur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë Prezë rreth orës 23:50.
Nga policët e shërbimit qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.
Pas hetimeve rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.
Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.
Burimi: botasot.info