Aksident i rëndë mes veturës dhe motoçikletës në Shqipëri, humb jetën një person

1 minut lexim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e të mërkurës në Shqipëri, saktësisht në aksin Plepa-Shkozet, ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se një veturë ka përplasur një motoçikletë.

Ndërsa viktima raportohet të jetë drejtuesi i motoçikletës, një burrë rreth moshës 60-vjeçare.

Sipas pamjeve të publikuara, në vendin e ngjarjes shihet se ka arritur ambulanca, e po ashtu Policia të cilët kanë nisur hetimet lidhur me këtë rast.

Story i mëparshëm

​Kurti takoi përfaqësues të bankave komerciale në Kosovë

Story i radhës

Alarm fals për Trump, policia sqaron historinë me eksplozivin pranë makinës së tij

Të fundit nga