Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Romë.
Dy 18-vjeçarë, Riccardo Marchese dhe Dennis Di Tuccio , vdiqën në unazën Ostiense, në zemër të rrethit Garbatella.
Sipas rikonstruksionit fillestar, të rinjtë, të cilët ndodheshin në një skuter, janë përplasur me një kamion.
Denisi vdiq në vend, ndërsa Riccardo, humbi jetën pak pasi u transportua në gjendje shumë të rëndë për në spitalin Tor Vergata.
Në spital është dërguar edhe drejtuesi i kamionit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shoferi i kamionit do t’i nënshtrohet analizave toksikologjike
Sipas raportimeve të “Il Corriere della Sera”, disa dëshmitarë okularë kanë parë kamionin duke kaluar në semafor të kuq. Po vijojnë hetimet e policisë lokale për të rindërtuar dinamikën e saktë të aksidentit.
U sekuestruan si skuteri ashtu edhe kamioni. Drejtuesi i mjetit të rëndë do t’i nënshtrohet analizave toksikologjike.
Burri, një rumun 41-vjeçar, u ndal menjëherë pas përplasjes dhe u përpoq të shpëtonte dy djemtë. Riccardo dhe Dennis ishin miq fëmijërie.
Burimi: GAZETA.MK