Aksident i rëndë, ka të plagosur

Një aksident është rregjistuar këtë të mërkurë në aksin rrugor Farkë-TEG, në Tiranë. Një 47 vjeçar me inicialet F.H. i cili drejtonte një makinë tip “Volkswagen”, ka përplasur një motomjet më të cilin udhëtonin dy të rinj, të moshave 26 dhe 18 vjeç.

Si pasojë e aksidentit dy të rinjtë që ndodheshin në motomjet, janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

“F. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Farkë-TEG, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. J.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi K. J., 26 vjeç dhe pasagjeri në motomjet, shtetasi R. J., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”,-thuhet në njoftimin e policisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Skuadra angleze bëhet me trajnere femër

Story i radhës

Francezët “ndezin” vendin, policia nuk di të ndalet pasi vret përsëri një person dhe plagos një tjetër gjatë trazirave

Të fundit nga