Aksident i nëntëfishtë në rrugë, plagosen dy persona

April 12, 2023
1 minut lexim

Një aksident mes nëntë makinave ka ndodhur sot rreth orës 15:20 në Çagllavicë. Nga ky aksident, kanë mbetur të lënduar dy persona.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas Ahmetit, tri prej veturave të përfshira në aksident kanë qenë në lëvizje, e gjashtë të parkuara.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, 9 automjete ( tri kanë qenë në lëvizje dhe gjashtë të parkuara).  Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mbyllen aplikimet për subvencionet dhe naftën falas në bujqësi, AZHBR: Aplikuan 68,500 fermerë, kryeson qarku i Fierit

Story i radhës

Pse janë të veçanta dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, tregon hoxhë Arbanashi

Të fundit nga

ShkoLartë