Të paktën 2 persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Milano të Italisë.
Sipas të dhënave nga vendngjarja, janë të paktën 4 makinat që u përfshinë në përplasjen e dhunshme që ndodhi në autostradën A4 të Milanos.
Dy viktimat udhëtonin në një prej makinave të aksidentuara, teksa një grua rreth 50 vjeç u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Monzas.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur një hetim për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që shkaktoi probleme me qarkullimin për disa orë.
Burimi: GAZETA.MK