Aksident i frikshëm në Lushnje/ Benz-i merr para furgonin me pasagjerë, përfundon në kanal dhe përfshihet nga flakët

June 14, 2025
1 minut lexim

Një aksident i frikshëm ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit në autostradën Fier–Lushnje, pranë vendpushimit të njohur të shoferëve. Ngjarja përfshiu një automjet tip Benz dhe një furgon udhëtarësh, duke shkaktuar disa të plagosur, mes tyre edhe dy persona në gjendje të rëndë.

Sipas burimeve, Benz-i që udhëtonte me shpejtësi të lartë ka goditur nga pas furgonin me pasagjerë, duke shkaktuar humbjen e kontrollit dhe përplasjen e fortë të të dy mjeteve. Si pasojë, automjeti tip Benz theu barrierat mbrojtëse metalike të rrugës, përfundoi në kanalin kullues përgjatë autostradës dhe u përfshi nga flakët.

Katër personat që ndodheshin brenda Benz-it fatmirësisht kanë arritur të dalin nga mjeti dhe të shpëtojnë gjallë, megjithëse janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, furgoni që po udhëtonte drejt aeroportit të Rinasit me 7 pasagjerë ka përfunduar disa qindra metra më tej nga vendi i përplasjes. Të gjithë udhëtarët kanë marrë lëndime, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Lushnjes.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

E bëni çdo ditë, por jo si duhet: Ndryshoni këtë lëvizje dhe forconi të pasmet

Të fundit nga

Çfarë duhet të dini rreth programit bërthamor të Iranit

Pas dekadash kërcënimesh, Izraeli të premten nisi një sulm të guximshëm ndaj Iranit, duke synuar centralet e tij bërthamore, shkencëtarët dhe udhëheqësit ushtarakë. Por vlerësimet ndërkombëtare, përfshirë ato nga komuniteti i inteligjencës

Horoskopi i datës 14 qershor 2025

Dashi Sot nuk do keni asnjë lloj vështirësie dhe çdo projekt që do ndërmerrni do ketë mbështetjen e yjeve. Jeta në çift do jetë harmonike falë ndikimit të yjeve. Mos i kurseni
sqmken
ShkoLartë