Aksident hekurudhor në Gjermani, përplasen dy trena – një i vdekur dhe mbi 30 të lënduar

February 14, 2022
1 minut lexim

Një person ka humbur jetën dhe të paktën 30 janë lënduar, si pasojë e përplasjes së dy trenave në afërsi të Munihut, ka njoftuar policia gjermane.

Në një postim në Twitter, policia e këtij qyteti gjerman ka bërë të ditur se dy trenat janë përplasur në rajonin e Ebenhausen Schaftlarn që gjendet në juglindje të Bavarisë.

“Ekipe të shumta të shpëtimit dhe autoambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ka të lënduar”, thuhet ndër tjera në njoftim.

Ndërkaq e përditshmja gjermane Bild raporton se shoferi i trenit ka ngecur brenda kabinës.

Në anën tjetër policia është duke hetuar shkakun që çoi deri te ky aksident hekurudhor. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Thëniet më të bukura nga Carol Burnett

Story i radhës

Kriza në Ukrainë ndërlidhet edhe me sigurinë e Ballkanit!

Të fundit nga

Britania: Rusia mund të kryejë sulme kibernetike me IA

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar për rrezikun e sulmeve kibernetike me ndihmën e Inteligjencës Artificiale. Gjatë një konference të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Britania njoftoi se po krijon një laborator

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së është mbledhur sot dhe ka marrë ndër të tjera dy vendime. Bëhet fjalë për heqjen e tarifës së pagesës te klubet e Kategorisë së Tretë, që nga sezoni 
ShkoLartë