Sektori për Punë të Brendshme në Ohër njofton se në orët e para pas mesnatës ka ndodhur një aksident tragjik, ku jetën ka humbur një i moshuar nga Mesheishta, përcjell TV21. I njëjti paraprakisht ka rënë nga ballkoni i shtëpisë.
“Më datë 13.09.2022, në ora 01:22 në SPB-Ohër është raportuar se V.B.(69) nga fshati Mesheishtë, Komuna e Debarcës, ka rënë nga ballkoni i shtëpisë dhe ka ndërruar jetë.
Vdekjen pa shenja dhune e ka konstatuar mjeku i Mjekësisë Emergjente të Ohrit, ndërsa hetim është kryer nga prokuroria publike dhe ekipet policore”, thonë nga MPB.